Ministria e Shëndetësisë

Lundroni në këtë Seksion

Albana Koçiu
Ministër i Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale

Prej shtatorit 2023, Albana Koçiu mban postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përpara kësaj detyre, Znj. Albana Koçiu ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike, që prej vitit 2013.

Znj. Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në menaxhim, në pozicione drejtuese në administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore, si dhe të shërbimeve sociale, ku ka një eksperiencë të pasur dhe me kontribut të spikatur.

Njëherazi, Znj. Koçiu ka ndjekur një sërë kualifikimesh profesionale mbi lidershipin në administratën publike, mirëqeverisjen, politikat e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe politikat sociale.

Më herët, si Drejtore e Departamentit të Administratës Publike, znj. Koçiu ka kryesuar në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.