Ministria e Shëndetësisë

Portali ‘Mjekë për Shqipërinë’ është një instrument i vënë në dispozicion nga MSHMS, i cili, i krijon mundësi mjekëve të licensuar, për t’u punësuar me transparencë dhe meritokraci në shërbimin shëndetësor publik.
Çdo mjek i licensuar mund të aplikojë në çdo kohë në mjeke.shendetesia.gov.al pasi portali ‘Mjekë për Shqipërinë’ nuk hapet me faza, por është i hapur gjatë gjithë kohës, për të plotësuar vendet e lira të punës në sistemin shëndetësor publik, me mjekë familje, mjekë të përgjithshëm apo mjekë specialistë.
Çdo mjek mund të aplikojë për vendet e lira të punës, të cilat shpallen në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa procedurat ndiqen nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor.

Për informacion më të zgjeruar klikoni në linkun;

www.mjeke.shendetesia.gov.al